Berisha: Kapet mushkonja e parë e miellit e Edi Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2014, 17:51
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas bllokimit të avionit në Divjakë.Në faqen e tij zyrtare në fb ai shkruan:"Kapet ne Divjake mushkonja e pare e miellit e Edi Rames! Avioni nuk eshte ndaluar nga Policia as dhe nga ndonje operacion antidroge por bie nga mbingarkesa. Zoti shpeton shtepine e nje fshatari pa i rene avioni mbi çati. Ky eshte sundimi i droges. sb"
Post by Sali Berisha.
Te dashur miq, e verteta vonon por nuk harron. Dielli me shosh nuk mbulohet. Thuhet se avioni eshte nisur nga Rinasi me drogera te forta dhe ne Dijvake ka marre ngarekesen (mbingarkesen) tjeter, me te cilen u rrezua. Piloti eshte person me precedente kriminal por natyrisht me kontrate per ndarje fitimi me Ramen dhe suiten e tij. Policia ka shkuar me dy ore vonese. Klika Rama - Meta shnderroi Shqiperine ne Kolumbine e Europes. Qytetare, regjimi punisto - mafioz po damkos dinjitetin tone dhe te Shqiperise. sb