Avioni në Divjakë, Nishani - Lallës: Bëni hetim të gjithanshëm

Presidenca  ka publikuar sot njoftimin në lidhje me takimin që ka pasur një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla rreth ngjarjes së Divjakës, ku mbeti i bllokuar një avion dhe u kapën 460 kilogramë drogë.Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent."Duke siguruar për mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm.", thuhet në deklaratën e bërë publike sot nga zyra e shtypit e presidencës.