Braçe: Berisha po shpif sërish,operacioni i shkëlqyer i policisë

Tiranë- Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka reaguar pas deklaratës së Berishës lidhur me operacionin policor të policisë në Divjakë, duke i cilësuar shpifje pretendimet e tij. Në faqen e tij zyrtare në fb, Brace thotë se kemi të bëjmë me një operacion te madh te policise kufitare dhe policise se Lushnjes menjehere pasi kane pare avionin ne ajer ne qiellin mbi Divjake, per kapjen e pilotit dhe te transportuesit te nje sasie hashashi ne nje makine te vetme tip fuoristrade.“Operacioni i shkelqyer i policise po vijon!! Kapet edhe i dyti pas operacionit, transportuesi dhe i zoti i makines!”thekson Brace.Reagimi i plotë në fb:Sali Berisha po shpif serish!! Nuk ka avion te ngarkuar; Nuk ka avion te rrezuar e nuk ka avion te rrezuar nga mbipesha; Nuk ka 4 makina te ngarkuara me droge; Nuk ka herione, "miell" sic perdoruesi Berisha i thote; behet fjale per hashash; Ka prej nje muaji sherbime te perforcuara te policise se Lushnjes ne gjithe bregdetin nga Shkumbini ne Adriatik ne mbrojtje te cdo pellembe bregdet; Ka prej mengjesit sherbime te perforcuara te policise kufitare ne Divjake-Adriatik; Ka nje operacion te madh te policise kufitare dhe policise se Lushnjes menjehere pasi kane pare avionin ne ajer ne qiellin mbi Divjake, per kapjen e pilotit dhe te transportuesit te nje sasie hashashi ne nje makine te vetme tip fuoristrade; Transportuesi eshte nje i vetem dhe nuk eshte nga Divjaka por ardhes nga Durresi; Hetimet vijojne dhe duhet te shkojne deri ne fund!! Eshte nje sukses i plote i Policise se Shtetit!!Bravo edhe nje here policise!! OPERACIONI I SHKELQYER I POLICISE PO VIJON!! Kapet edhe i dyti pas operacionit, transportuesi dhe i zoti i makines!