Shkodër, plumba kushërinjve pas sherrit në lokal, 1 i vdekur, 1 plagoset

Shkoder- Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të së dielës, 11maj  në fshatin Zues, komuna Rrethina e Shkodres. 

Ngjarja është regjistruar në një lokal të zonës, aty ku 2 kushërinjtë dhe autori që ka qëlluar ne drejtim të tyre po pinin së bashku në një tavolinë. 

Dy të rinjtë kushërinj me njëri tjetrin nga fshati Oblikë i komunës Ana e Malit kanë qënë preja e ketij krimi, Jetmir Molla 23 vjec i plagosur ndërsa viktima është Indrit Ylli rreth 22 vjec. 

Sipas policisë i dyshuar si autor i ngjarjes është Eljon Hado bashkëmoshatar i tyre banues në lagjen Guerrile të Shkodrës, i cili është shpallur në kërkim. 

Në bazë të dëshmive të marra në vendin e ngjarjes dhe sipas policisë konflikti mes të rinjve ka nisur në lokalin i cili gjatë fundjavës ka muzikë live, dhe dyshohet se debatet kanë nisur për motive banale. 

Dy të rinjte të cilët kanë qenë në një tavolinë pasi kanë këmbyer fjalë fyese me autorin e ngjarjes kanë nisur të konfliktohen fillimisht fizikisht e më pas 25 vjecari ka shkuar në automjetin e tij dhe ka marrë armën e zjarrit me të cilën ka kryer edhe krimin. Uniformat blu të Shkodres po punojnë për kapjen e autorit të kësaj ngjarje i cili menjëherë pas krimit është larguar në drejtim të paditur. 

Kjo është vrasja e pestë gjatë këtij viti në Shkoder me 5 viktima ndërsa të plagosur kanë mbetur 7 persona.