Doganat lehtësira për mallrat bujqësore, Panariti dhe Spiropali premtojnë mbështetje

Korçë- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, kanë zhvilluar një takim me drejtues të doganës së Qafë Thanës në kuadër të lehtësimit të procedurave doganore për mallrat bujqësore.Ministri Panariti theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur që të krijojë infrastrukturën e nevojshme që mallrat bujqësore të lëvizin lirshëm, për këtë është krijuar edhe një korsi e posacme në këtë doganë.“Qëllimi ynë është që të marrim masat që procedurat doganore të kryhen në një kohë të shpejtë, në një kohë rekord, që malli të shkojë sa më shpejt në destinacion. Kjo është thelbësore për prodhimet bujqësore pasi ato janë prodhime që prishen lehtë, pavarësisht që transportohen në kushte frigoriferike. Është esenciale që ato të lëvizin shpejt në dy anët e kufirit. Pra, kjo do të thotë që procedurat doganore të përmbyllen me shpejtësi”, tha Ministri Panariti.Ndërsa Spiropali ka siguruar se punonjësit e doganave do të jenë në shërbim të plotë të kesaj nisme, duke punuar edhe me orare të zgjatura.Dogana e Qafë Thanës është një nder pikat kryesore e kalimit të mallrave bujqësore shqiptare,drejt vendeve europiane.