Conchita Wurst "Zonja me mjekër" fiton Eurovizion 2014

Conchita Wurst është triumfuesja e Eurovizion 2014. Këngëtarja që përfaqësoi Austrinë në këtë spektakël mori çmimin e parë në Eurosong natën e mbrëmshme me këngën “Rise like a phoenix”.E ashtuquajtur “zonja me mjekër” tërhoqi vëmendjen e opinionit publik për shkak të seksualitetin të saj.Thomas Neuwirth është emri i tij i vërtetë dhe është lindur në një vend të vogël të Austrisë në vitin 1988 dhe është bërë i njohur në vitin 2011 kur mori pjesë në një reality show në një television nacional.Gjatë natës së mbrëmshme Conchita është emocionuar kur ka marrë çmimin dhe me lot në sy ka falenderuar të gjithë votuesit./mv/oranewsonline/