Burgu i Drenovës, të dënuarit në protestë : Të ikë shefi i sigurisë

Korçë- Rreth 50 të burgosur të burgut të sigurisë së lartë të Drenovës deklaruan se do të hynin në grevë urie pasi po u shkelet rregullorja e burgut si dhe nuk po u lejohen as ushqimet dhe cigaret që I sjellin familjarët.Ata kërkojnë largimin e shefit të sigurisë së sektorit të sigurisë së lartë të burgut, Flamur Tahiri.“Na është shkurtuar orari i takimeve. Të dënuarit po po hyjnë në konflikte me njëri-tjetrin. Mbi ne po ushtrohet dhunë psikologjike. Kërkojmë largimin e shefit të sigurisë së sektorit të sigurisë së lartë të burgut, Flamur Tahiri,” kanë thënë ata për Ora News duke kërkuar reagimin edhe të ministrisë së Drejtësisë, pasi po cënohen të drejtat tona“Ne nuk kemi asgjë me drejtuesit e burgut, ata jemi të kënaqur, problem ynë është Flamur Tahiri. Shefi i sigurisë në burg bën përzgjedhje mes nesh edhe në orarin e lojrave. Na thotë që edhe cigaret të blihen në dyqanet pranë burgut, jo të na i sjellin familjarët” shtojnë ata duke deklaruar se këto ankesa i kanë dërguar edhe Avokatit të Popullit por nuk kanë marrë përgjigjePas publikimit të lajmit administrata e burgut zhvilloi një takim me të burgosurit ku iu premtua se shqetësimet e tyre do të zgjidheshin deri të hënë.Prej kohësg burgu i Drenovës ndodhet në qendër të vëmendjes për shkak edhe të skandaleve te ndodhura pranë tij ku me e bujshmja ishte arratisja e 7 personave gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, por që u riprangosen sërish nga forcat e policisë.