2012, një vit tjetër krize

Sidoqë ta kthesh e ta përkthesh, viti 2012 do të hyjë në histori si një vit tjetër i krizës së borxheve në Eurozonë.Që në fillim të vitit 2012 ishte e  qartë kriza e borxheve dhe problemet e Greqisë do të ishin në krye të rendit të ditës edhe pse ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble u përpoq në janar që t'i zbukuronte problemet duke thënë në një intervistë se nuk e gjente me vend që në lidhje me krizën po thuhej se kjo është më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore.Në rastin e Greqisë fillimisht pati progrese: në mars, më shumë se 85 për qind e kreditorëve privatë, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet u shprehën pro ristrukturimit të borxhit. Ato hoqën dorë nga më shumë se gjysma e vlerës nominale të obligacioneve të tyre greke. Pas këtij gjesti në dukje bujar qëndronte frika se në rast të një falimentimi të çrregullt të shtetit grek humbja mund të ishte e tërësishme.Pothuajse të gjitha bankat dhe institucionet, që kishin blerë obligacione të qeverisë greke ju bashkuan këtyre masave. Kjo hapi rrugën për një paketë të dytë ndihmash për Greqinë që arriti në 130 miliardë euro dhe u miratua nga BE-ja në mars 2012.Gjithashtu në mars ministrat e financave të vendeve të eurozonës ranë dakord për ta shtuar fondin e shpëtimit të euros ESM, nga 500 miliardë të planifikuara, në 800 miliardë. Por shpresat për të paktën një rimëkëmbje të ngadaltë të Greqisë u zhgënjyen. Për shkak të masave të ashpra të kursimit ecuria ekonomike e vendit ra më edhe më tej dhe borxhi për frymë mbeteti i lartë - megjithë faljen e borxheve.Kur dhe si mund të zgjidhet kriza e borxhit, nuk është në gjendje ta thotë askush edhe sot e kësaj dite -aq më tepër që veç Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë, në vështirësi janë edhe anëtarët e tjerë të eurozonës. Përveç nga Spanjës dhe Italisë, në qendër të diskutimeve të krizës është edhe Franca.