Raketa satelitore e Phenianit, në vështirësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 07:53
Astronomë të ndryshëm thonë se raketa e sapo nisur satelitore e Koresë së Veriut është duke funksionuar keq dhe nuk është duke lëshuar frekuenca të larta.Dr Jonathan McDowell i Qendrës Harvard-Smithsonian për Astrofizikë tha se vëzhguesit optikë nga e gjithë bota kanë përdorur të dhënat orbitale për të parashikuar lëvizjet e satelitit. Ata gjithashtu kanë matur ndriçimin e tij.Ai tha se se raportet e shumta nga astronomë të ndryshëm tregojnë se sateliti shfaqet herë i zbetë dhe herë ndriçues në intervale 16 sekondash, shenja që sugjerojnë se sateliti është ndeshur me probleme teknike ose ka dalë jashtë kontrollit në orbitë.