Ukrainë, 37 të vdekur nga të ftohtët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 08:30
Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 37 persona kanë vdekur nga të ftohtët. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase të cilat theksojnë se temperaturat janë ulur në minus 15 gradë Celsius.Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë ka theksuar se gjatë muajit dhjetor 12 persona kanë vdekur në rrugë, tre në spitale dhe tre në shtëpi.Ministria theksoi gjithashtu se më shumë se 190 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të ftohjes dhe më shumë se 160 të tjerë janë shtruar në spital.Autoritetet ukrainase kanë ngritur rreth 1500 qendra në gjithë Ukrainën për të ofruar strehim dhe ushqim.Ndërkohë dhjetëra persona vdiqën nga të ftohtët vitin e kaluar në Ukrainë.