Tim Scott, senatori i parë me ngjyrë nga jugu i SHBA-së
Tim Scott nga Karolina e Jugut do të bëhet senatori i parë me ngjyrë nga pjesa jugore e SHBA-ve në më shumë se një shekull.Gjatë të hënës, Nikki Haley, guvernatori republikan i Karolinës së Jugut, ka zgjedhur që përfaqësuesi Republikan Scott të marrë mandatin nga Jim DeMint.Zëvendësimi nga Scott-it ka qenë i pritur, pasi DeMint ka thënë se do ta lërë Senatin për t’u bërë udhëheqës i një organizate konservative, “Heritage Foundation”.47 vjeçari Scott është ngjitur shpejt në politikën e Karolinës së Jugut. Vetëm para katër vjetësh, ai u bë anëtari i parë me ngjyrë në legjislativin e Karolinës së Jugut në vitin 2008.Scott u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 2010.Ai do të jetë senatori i katërt republikan me ngjyrë në historinë e SHBA-ve.