Shtëpia e Bardhë pa plane "specifike" për kontrollin e armëve

Ceremonitë e para mortore të viktimave të masakrës në shkollën fillore të Konektikatit u mbajtën mëngjesin e së hënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Noah Pozner dhe Jack Pinto, të dy 6-vjeçarë, u përcollën në dy ceremoni në të cilat shprehën nderimin e tyre me qindra persona.Funeralet e viktimave të tjera do të zhvillohen gjatë gjithë javës, dhe qyteti tashmë ka filluar heqjen e dekoreve për Krishtlindjet.20 fëmijë dhe gjashtë gra mbetën të vrarë kur një 20-vjeçar me probleme të rënda mendore hapi zjarr me breshëri në shkollën fillore Sandy Hook.Dy të mbijetur të cilët u plagosën gjatë sulmit janë në spital dhe pasi të marrin veten do të bëhen dëshmitarë të rëndësishëm, ndërsa policia vazhdon hetimet.Edhe fëmijët të cilët ishin dëshmitarë gjatë sulmit gjithashtu do të intervistohen në praninë e prindërve.Por ndërsa dhimbja dhe zia ka përfshirë SHBA-të dy senatorë që cilësohen si mbëstetës të ligjit për armë, kanë bërë thirrje për ndryshime pas tragjedisë. Demokratët Mark Warner dhe Joe Manchin thonë se veprimi është i nevojshëm pas masakrës.Të dielën Presidenti Barak Obama tha  se SHBA  duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur fëmijët."Ne nuk mund të tolerojë më këtë," tha  presidenti amerikan Barak Obama. " Që këto tragjedi të marrin  fund ne duhet të ndryshojë." Por Shtëpia e Bardhë duket  se nuk ka propozime specifike të gatshme për të penguar masakrat me të shtëna.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se kufizimi i dhunës me armë, është një problem kompleks që kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse, dhe jo thjesht ligje të tjera për armët.Pjesëtarë të Partisë Demokratike të Obamës, përfshirë edhe guvernatorin e Konektikatit, kanë kërkuar ligje më të ashpra për kontrollin e armëve pas masakrës në Newtown.