Palermo, shemben 2 pallate, 2 të vdekur
Dy persona kanë gjetur vdekjen ndërsa 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së dy pallatave, në kantierin detar të Palermos në Itali.Viktimat janë Ignazio Accardi, 84 vjeç dhe nipi i tij Antonino Cina 54 vjeç, ndërkohë që ndodhen ende nën rrënoja gruaja e Accardit, Maria la Mattina, 80 vjeç dhe Elena Trapani, 74 vjeç.Gjatë këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët janë transportuar për në spital pasi kanë marrë plagë të rënda.Sipas mediave italiane në këto ndërtesa banonin 8 familje ndërsa dëshmitarët shprehen se prej kohësh ata kishin probleme me krisjen e shtëpive.Giuseppina Ferrara, e cila banonte në katin e tretë, të njërit prej 2 pallateve të rrëzuara thekson se prej 1 viti ishte mbushur me krisje, ndërkohë që dëgjoheshin gërmime të vazhdueshme. “Sot zhurmat na kanë shqetësuar më shumë se zakonisht, ndaj dhe njoftuam zjarrëfikëset, të cilat erdhën menjëherë në vendngjarje. Vetëm pak minuta më pas ndodhi gjithçka” tregon ajo.Ndërkohë zjarrëfikëset të cilat ndodhen në vendngjarje po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të dy grave të moshuara.