Egjipt, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm

Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit, Talaat Abdullah, i emëruar në këtë post para një muaji nga presidenti Mohamed Morsi.Abdullah dorëzoi letrën e dorëheqjen të hënën, pasi qindra prokurorë publikë organizuan një protestë  jashtë zyrës së tij, duke thënë se vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të emërojë një Prokurorit të Përgjithshëm, në mënyrë që të sigurojë një ndarje të pushteteve.Nëse dorëheqja e tij pranohet, kjo do të jetë një goditje për presidentin islamik i cili ka qenë në një luftë për pushtet me gjyqësorin që muajin e kaluar kur shpalli një dekret.Protestat masive kanë detyruar presidentin të tërheqë dekretin, por ai refuzoi të anullojë një referendum për një kushtetutë të hartuar me ngut. Presidenti Morsi deklaroi fitoren në raundin e parë të referendumit më 15 dhjetor, por opozita ka akuzuar mbështetësit e tij për shkelje të votimit dhe po bën thirrje për protesta masive të reja të martën.