OKB zgjat mandatin e Gjykatës së Hagës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2012, 08:40
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zgjatur mandatin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi.Megjithatë, Këshilli i Sigurimit ka kërkuar nga Gjykata që të përmbyllë proceset gjyqësore dhe apelet në fund të 2014-ës.Vendimi u miratua nga 14 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Rusia zgjodhi abstenimin.Rusia, një aleate e Serbisë, ka kritikuar Gjykatën e Hagës për vendimet e fundit, ku u liruan dy gjeneralë kroatë dhe ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.I dërguari rus, Sergei Karev, tha se Gjykata ka “probleme serioze të sistemit”.Të dërguarit e SHBA-së dhe të Britanisë janë shprehur në mbështetje të Gjykatës së Hagës.