Presidenca irlandeze e BE-së prioritet rritjen ekonomike dhe zgjerimin

Në 1 janar Irlanda merr presidencën e BE-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.Dublini thotë se përparësia e tij kryesore është që ekonomia europiane të marrë përsëri rrugën e duhur,  dhe ka në krye të axhendës  të saj rritjen e vendeve të punës dhe rritje ekonomike.Zëvendëskryeministri  Irlandez Eamon Gilmore thotë se pas hapjes së bisedimeve mbi një marrëveshje të tregëtisë së lirë mes  BE-SHBA duhet të eliminohen tarifat dhe barrierat e tjera që janë të rëndësishme për rritjen.Ndërsa pritet një marrëveshje në një moment të favorshëm si për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara,  Eurozona mbetet zhytur në krizë dhe politikanët amerikanë grindem rreth mënyrës për të zgjidhur  borxhin e madh te tyre.Ndërkohë sipas Eamon Gilmore  presidenca irlandeze do të ketë në tryezë çështje të tjera të rëndësishme.  Përveç një bashkim bankar në Eurozonë, duke përfshirë një marrëveshje mbi borxhin bankar si dhe sfida e një buxheti  për 27 vendet anëtare të bllokut, irlanda është e hapur edhe për zgjerimin e BE.Ministrja e çështjeve evropiane të Irlandës Lucinda Creighton tha se gjatë kësaj presidence do të ketë  hapa konkrete për zgjerimin në mars dhe qershor."Në presisidencën tonë ka prioritet  zgjerimi  kryesisht për vendet e Ballkanit Perëndimor" tha  ministrja e çështjeve evropiane të Irlandës Lucinda Creighton ndërsa theksoi se një rëndësi të veçantë do ti kushtohet edhe dialogit mes Kosovës dhe Serbisë.