Draghi: BQE-ja do ndihmojë për rikthimin e besimit
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi i tha Parlamentit Europian se kompetencat e reja të BQE-së në lidhje me sistemin bankar të Eurozonës do të ndihmojnë në rikthimin e besimit në këtë sektor dhe do të vitalizojnë huadhënënien mes bankave."Ne fund të vitit në një notë pozitive me një vizion afatgjatë dhe më së fundi me marrëveshje unanime nga ECOFIN për të krijuar një mekanizëm mbikëqyrës. Ky është një demonstrim i qartë se institucionet europiane janë të vendosur për të vepruar në një mënyrë të duhur dhe vendimtar për të kompletuar bashkimin monetar evropian, "tha Draghi.Ministrat europianë arritën marrëveshje javën e kaluar, sipas së cilës BQE do të supervizonte bankat e bllokut, duke nisur nga marsi i vitit 2014, e duke ndërmarrë në këtë mënyrë një hap të parë për fuqizimin e euros.Dragi e cilësoi këtë marrëveshje një çelës për të zgjidhjen e sfidave aktuale me të cilat përballet eurozona. Huadhënia nga banka në bankë ka ende probleme të mbetura që nga kriza e 2007-ës, dhe shumë institucione financiare varen nga BQE për likuiditetet që u nevojiten.