Kriza në Eurozonë, Merkel: Jemi të gjithë në të njëjtën varkë
“Gjatë gjithë jetës time nuk kisha menduar kurre kaq shumë për Greqinë," tha kancelarja gjermane Angela Merkel duke folur për krizën në Eurozonë ".Jam marre kaq shumë më cështjen e Greqisë sa asnjë tjetër qe nga bashkimi i Gjermanisë, shtoi Merkel, duke shpjeguar se nuk ndan shqetësimin për Greqinë, Spanjën, Portugalinë apo Gjermaninë, për shkak se " jemi të gjithë në të njëjtën varkë" tha ajo.Ndërkaq Kancelarja gjermane argumentoi se rivendosja e gabimeve strukturore të bashkimit monetar do të zgjase me vite.Duke folur në konteksin vjetor të konferencës për shtyp për korrespondentët e huaj në Berlin, kur u pyet nëse ajo eshte më e lidhur me kontinetin e vjeter ashtu siç ishte ishte Mentor Helmut Kohl, kancelarja u përgjigj duke thene se "sigurisht qe nuk ndjen më pak simpati ose dashuri për Europën".Angela Merkel përsëriti se procesi i restaurimit të gabimeve strukturore të bashkimit monetar do të zgjasë për vite me rradhë dhe theksoi se Gjermania, si një vend industrial që jep 60% të eksporteve të saj në Evropë, është e shqetësuar veçanërisht për gjendjen dhe partnerët e saj.Gjithashtu vuri në dukje se problemi kryesor është papunësia mes të rinjve dhe theksoi si një objektiv për dhjetë deri në njëzet vitet e ardhshme zhvillimin e BE-se nga treg të brendshëm në një treg pune të përbashkët.Në këtë drejtim, tha ajo, është e rëndësishme mësimi i gjuhëve të huaja dhe reformat të sistemeve sociale.