Arrestohet Shefi i Anti-drogës në Fier, në pranga dhe grupi i trafikantëve

Fier- Shefi i Antidrogës së qarkut të Fierit bashkë me 5 persona që akuzohen se trafikonin drogë nga Lazarati janë arrestuar sot falë një punë hetimore disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Dritan Zagani akuzohet se bashkëpunonte me trafikantët ndërkohë që ka ndihmuar që duke organizuar një operacion droge, të pengonte zhvillimin e një operacioni tjetër të madh. Gjithashtu këto informacione ia përcillte një shtetasi të huaj, pa njoftuar eprorët, por dhe as nuk i referonte informacionet qe merrte nga burimet e tij, në Prokurorinë e rrethit apo tek ajo e Krimeve të Rënda. Në prangat e policisë kanë rënë edhe J. Naçi (E. Brahimi), N. Brahimi, S. Shosha, E. Latifi dhe A. MalajKur nisi hetimiEmri i shefit të antidrogës ka filluar të lakohet gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku u sekuestruan 1 ton kanabis sativa. Në këtë hetim Zagani komunikonte me një nga pjestarët e grupit,i cili ishte edhe burimi i informacionit të tij.Këtu fillon edhe shkelja e oficerit të policisë, pasi nuk ka raportuar burimin e tij dhe informacionet që merrte nga ai, dhe këto informacione nuk i viheshin në dispozicion strukturave të tjera, të cila po kryenin një hetim të gjërë, me qëllim arrestimin e të gjithë grupit.Zagani ka kryer një aksion në janar të këtij viti në rrugen Fier-Vlorë ku ka sekuestruar 100 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar dy persona.Gjatë këtij aksioni ai ka komunikuar me burimin e tij,ndërsa burimi nga ana e tij ka komunikuar me trasportuesit e drogës.Ky veprim sipas prokurorisë ka ndikuar negativisht në një operacion tjetër që po zhvillohej lidhur me këtë ngarkesë, për të cilën pritej destinacioni final i kësaj lënde narkotike, ku edhe do të ndërhyej më pas.Nga hetimet ka rezultuar se personat që po transportonin këtë ngarkesë lënde narkotike kanë komunikuar me "burimin" e zyrtarit të Policisë Zagani, pasi e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre. Misteri më i madhe në të gjithë këtë histori është raportimi që shefi i antidrogës së fierit bën tek shtetasi italian.Ky komunikim sipas prokurorisë së krimeve të rënda ka bërë që ky shtetas të marrë informacuione për grupe dhe persona të ndryshëm kriminal ,të përshirë në trafikun e drogës brënda dhe jashtë shqipërisë.Ka dyshime të forta që ky shtetas i përdorte këto informacione, për zhvillimin e aktivitetit të tij kriminal, pasi destinacioni i drogës që dilte nga Lazarati ishte pikërisht tregu italian.Megjithatë çështja është akoma nën hetim nga Prokuroria dhe dëshmia e oficerit Zagani, pritet të zbardhë më shumë për shtetasin italian dhe mënyrën si funksiononte ky rrjet trafiku.Perveç Zaganit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar edhe 5 urdhër arreste të tjera, për një grup i cili trafikonte drogën e Lazaratit, drejt tregjeve të Europës Perendimore.Ndërkohë që SHKB ka arrestuar dhe tre policë të tjerë të antidrogës në Fier të akuzuar për korrupsion pasiv, pasi i kanë marrë një shumë lekësh një shtetasi.Deklarata e Prokurorise se Krimeve te RendaDetaje mbi arrestimet në Fier për trafik narkotikësh, ku është arrestuar edhe Shefi i Anti-trafikut të Policisë FierNë kuadër të një hetimi për trafik lëndësh narkotike të zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si edhe të Shefit të Anti-trafikut të Policisë së Fierit, akuzuar për "shpërdorim detyre".Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit J. Naçi (E. Brahimi), N. Brahimi, S. Shosha, E. Latifi dhe A. Malaj janë pjesë e një grupi që trafikon lëndë narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë në sasi shumë të mëdha. Një ngarkesë e përgatitur prej tyre, në një sasi mbi një ton drogë, është sekuestruar nga ana e Policisë së Vlorës në nëntor të vitit 2013, e cila ishte e gatshme për t'u nisur drejt Italisë. Pas veprime të nevojshme hetimore, u arrit të identifikoheshin dhe më pas të arrestohen këta persona në dt. 03.05.2014.Por ndërkohë, gjatë hetimeve të zhvilluar për këtë grup, rezulton se njëri prej tyre komunikonte shpesh me Shefin e Sektorit të Luftës Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Fierit, D. Zagani, duke e vënë në dijeni për lëvizjet e grupit. Ky i fundit, në bazë të informacioneve të marra në këtë rrugë joligjore (pasi nuk kishte vënë në dijeni strukturat eprore të tij), organizon në janar 2014 një operacion "rutinë", në të cilën bllokohen në një automjet në aksin rrugor Fier-Vlorë rreth 100 kilogramë cannabis sattiva. Ky veprim, i cili ishte i pakoordinuar me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për Krime të Rënda, ndikoi negativisht në një operacion tjetër që po zhvillohej lidhur me këtë ngarkesë, për të cilën pritej destinacioni final të kësaj lënde narkotike, për të ndërhyrë. Nga hetimet rezultonte se personat që po transportonin këtë ngarkesë lënde narkotike kanë komunikuar me "burimin" e zyrtarit të Policisë Zagani, pasi e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre.Pra, shtetasi nën hetim D. Zagani në kundërshtim flagrant me ligjin ka bashkëpunuar me "burimin e tij" në rastin në fjalë, pasi ai do të duhej të rregullonte veprimtarinë e "burimit" të tij në përputhje me nenet 294/a e vijues të K.Pr.Penale. Ai paraprakisht duhej të kishte informuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier apo Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë duke referuar veprën penale e në vijim me autorizimet përkatëse të dokumentonte veprimet e "bashkëpunëtorit të tij" pasi në kryerjen e kësaj vepre ka dukshëm veprime aktive.Në vijim, shtetasi D. Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës.Komunikimi në vijim me këtë shtetas, i cili nuk ka asnjë autorizim as nga autoritetet shtetërore të vendit të tij dhe as nga autoritetet shtetërore shqiptare përbën një shkelje të rëndë të detyrës së tij si punonjës policie, pasi ai për shkak të detyrës që ka në radhët e policisë së shtetit merr informacione për aktivitete të ndryshme kriminale të zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe i raporton ato tek ky shtetas pa qënë i autorizuar për një veprimtari të tillë. Këto informacione nuk i administron sipas ligjeve proçeduriale penale dhe ligjit organik të policisë së shtetit por ia dërgon një shtetasi të huaj të paautorizuar për të marrë këto informacione.Në vijim të këtyre hetimeve, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata vendosi masën e "arrestit me burg" për shtetasin D. Zagani, akuzuar për "shpërdorim detyre", e cila është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit, paralelisht me arrestimin e 5 personave të cituar më lart, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. 

Detaje nga prokuroria e krimeve të rënda

Arrestohen dhe 3 punonjës policieNdërkaq në një tjetër operacion po në Policinë e Fierit Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, arrestoi për veprën penale të "Korrupsionit Pasiv" 3 punonjës të tjerë policie.Bledar Naçi, Benard Fejza dhe Gramoz Fasko të tre Nën/Specialistë për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve akuzohen se 5 ditë më parë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë marrë një shetatsi me inicialet M.F. një shumë parash./sg/oranews online/