Rrëshqitje dheu në Afganistan, mbi 350 viktima, qindra të zhdukur

Afganistan-Të paktën 350 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur, bën të ditur OKB, pas një rrëshqitje dheu në provincën veri-lindore të Afganistanit, Badakhshan.Qindra shtëpi janë “varrosur” nën baltë dhe gurë, kur një pjesë e malit u shkëput pas reshjeve të dendura. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në zonë dhe janë duke kërkuar për të mbijetuar.Mediat ndërkombëtare raportojnë se një pjesë e konsiderueshme e Veriut dhe Lindjes së Afganistanit është goditur nga reshje masive gjatë ditëve të fundit, teksa rreth 150 persona kanë vdekur nga përmbytjet.Por ngjarja e fundit pritet të rezultojë në një fatkeqësi edhe më të madhe. “Numri i viktimave ka shkuar në 350, ndërsa kërkimet kanë nisur për të mbijetuar”, njoftoi misioni i OKB në Afganistan, përmes një deklarate.“Zyra e OKB-së për Koordinimin e Marrëdhënieve Humanitare (OCHA) po ndihmojnë në koordinimin e autoriteteve lokale për të shpëtuar të mbeturit nën rrënoja”.Rreth 1000 shtëpi janë rrënuar, 300 prej të cilave u prekën menjëherë pas rrëshqitjes së pjesës së malit në zonë gjatë mëngjesit të së premtes, një ditë pushimi në Afganistan. Shumica e qytetarëve kanë qenë nëpër shtëpia kur ndodhi rrëshqitja, ndaj dhe me dhjetra familje kanë mbetur nën rrënoja.Me mijëra shtëpi të tjera janë të kërcënuara nga rrëshqitje të tjera të mundshme. Badakhshani gjendet në rajonin më malor të vendit, në kufi me Taxhikistanin, Kinën dhe Pakistanin. Kërkimet për të mbijetuar janë tepër të vëzhtira.