Akuzat për trafik droge nga ushtria, Dervishaj: U dëmtua imazhi i vendit
Tiranë- Akuzat e opozitës për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafik droge dëmtuan rëndë jo vetëm imazhin e Forcave të Armatosura, por dhe imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare. Kështu deklaron Zëvendës.ministri i Jashtëm, Sokol Dervishaj, në intervistën për “Ora Live”.Sipas tij debate të tilla, të padëgjuara në vende të tjera, që të vetmen referencë kanë thashethemet e kafeneve, i shërbejnë politikës së ditës, por nga ana tjetër i bëjnë një dëm të jashtëzakonshëm vendit në plan afatgjatë.E parë në këtë kontekst, Dervishaj thekson se gjithsekush ka kontribuar në proceset integruese të vendit dhe këto arritje sipas tij duhet të shihen si një e mirë dhe përgjegjësi e përbashkët.Komenti i zotit.DervishajMë shumë se u cënua siguria kombëtare u dëmtua imazhi i vendit që është një nga elementët e rëndësishmëm të sigurisë kombëtare, pasi një vend me imazh të cënuar nuk është atraktiv për investime, nuk është një partner i besueshëm, nuk ofron frymëzim për këdo për të ardhur, për ta vizituar.Ne flasim për turizmin, për zhvillimin e ekonomisë, por një vend me imazh të cënuar me problematika të tilla, të ekzagjeruara nëpërmjet diskursit politik padyshim që është një negativitet shumë i madh. Ne prej 5 vitesh jemi vend anëtar i NATO-s, kemi detyrime, kemi përgjegjësi dhe duhet të sillemi si një vend anëtar i NATO-s në raport me organizatën, por dhe përgjegjësitë tona.Mos të harrojmë se jemi një vend që kontribuojmë për sigurinë globale. Është e papranueshme dhe e turpshme që zhvillojmë një debat të tillë totalisht demode, totalisht të dëmshëm, totalisht në dëm të imazhit të vendit, të interesave të vendit dhe në dëm të qytetarëve tanë.Duhet të tregojmë më shumë përgjegjshmëri dhe duhet të kuptojmë. Jemi anëtarë të Aleancës më të madhe të sigurisë në botë, duhet të sillemi si të tillë, debate të tilla nuk i kemi dëgjuar asgjëkundi, i shërbejnë politikës së ditës, por dëmtojnë vendin në raport afatgjatë, i krijojnë një dëm të jashtëzakonshëm.Gjithsekush në këtë proces, qoftë në anëtarsimin e Shqipërisë në NATO, qoftë në ecurinë e stabilitetit të vendit drejt integrimit europian ka pasur një rol për të luajtur, gjithsekush ka vënë një tullë.Kontributi i gjithsekujt në kohë të ndryshme duhet njohur dhe konsoliduar si një e mirë e përbashkët dhe si përgjegjësi e përbashkët. Në momentin që ne flasim me tone të tilla dhe akuza të tilla, për më tepër të paverifikuara, thashetheme kafenesh, kjo tregon se ne nuk e kemi kuptuar që jemi vend anëtar i NATO-s.