PS: Opozita të kërkoje ndjesë për të zezat që i ka bërë medias
Tiranë- Përkeqësimin e lirisë së medias në vend Partia Socialiste ia ka faturuar ish-qeverisjes Berisha.Në përgjigje të akuzave të PD, deputetja Esmeralda Shkjau tha se raporti i “Freedom House” për lirinë e shtypit ka të bëj me vitin 2013, pikërisht me vitin e fundit të qeverisë Berisha, që sipas saj bëri çmos për t’ia vështirësuar jetën medias, qoftë me gjoba e qoftë me mbyllje gazetash e televizionesh.Sipas saj opozita është e fundit që i takon të flasë për lirinë e medias, pasi përpara se të flasë për ketë gjë, duhet të kërkoj ndjesë për gjithë të zezat që i ka bërë medias në Shqipëri.Deklarata e plotë:Që opozita e ka humbur toruan pas fluturakëve fantazmë, këtë e dinim, por që të ngatërronin edhe vitin kur ata vetë kanë qeverisur në Shqipëri, nuk na e kish marrë mendja.Raporti i “Freedom House” për lirinë e shtypit ka të bëj me vitin 2013, pikërisht me vitin e fundit të qeverisë Berisha, që për hir të së vërtetës bëri çmos për t’ia vështirësuar jetën medias, qoftë me gjoba e qoftë me mbyllje gazetash e televizionesh.Por falë ndryshimit të qeverisë e falë frymës të qeverisë së re, liria e medias në 2013 nuk është përkeqësuar si vitet e mëparshme, por pikëzimi i Shqipërisë ka mbetur i njëjti.Opozita është e fundit që i takon të flasë për lirinë e medias, se përpara se të flasë për ketë gjë, duhet të kërkoj ndjesë për gjithë të zezat që i ka bërë medias në Shqipëri.Qeveria është e angazhuar seriozisht për të përmirësuar situatën e medias në Shqipëri. Prova më e qartë e këtij angazhimi ishte Raporti për Lirinë e Medias i organizatës “Reporterët pa Kufij”, i cili që në muajin shkurt, duke vlerësuar shprehimisht hapat e marra nga qeveria e re, e renditi Shqipërinë 17 vende më lart në indeksin për lirinë e medias.