Obama-Merkel kërcënojnë Putin: Sanksione të gjëra nëse cënohen zgjedhjet në Ukrainë

SHBA- Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë. Temë kryesore e takimit të tyre ishte gjendja në Ukrainë.Në një konferencë për shtyp presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë të bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Presidenti Obama tha se në se Rusia nuk ndryshon qëndrim, ajo do të izolohet edhe më tej.“Nëse Rusia vazhdon të destabilizojë rajonet lindore dhe në se pengon zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ajo do të përballet me sanksione të mëtejshme.Preferenca jonë, është për një zgjidhje diplomatike" tha presidenti Obama.Obama dënoi edhe atë që ai e quajti “ trajtim i keq” ndaj vëzhguesve të OSBE-së, të cilët janë marrë peng nga forcat seperatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se nëse Rusia dëmton zgjedhjet e 25 majit që janë planifikuar të mbahen në Ukrainë, atëherë sanksionet shtesë ndaj Rusisë, do të jenë të pashmangshme.Por sipas vëzhguesve, sanksionet e imponuara nga aleatët perëndimorë deri tani, duket se kanë patur pak ndikim tek qëndrimi i Presidentit Vladimir Putin.Takimi Obama Merkel ndodh në një kohë që Evropa po përpiqet të balancojë një qëndrim të prerë ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, por pa dëmtuar interesat e saj ekonomike.Me rëndimin e krizës në Ukrainë, zonja Merkel është ndoshta udhëheqësja evropiane që ka folur më shpesh me zotin Putin dhe për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara e shohin rolin e saj si kritik për të komunikuar me udhëheqësin rus.Obama e ka dënuar atë që ai e ka qujatur “ trajtim i keq” ndaj vëzhguesve të OSBEsë të cilët janë marrë peng nga forcat seperatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës.