Grekët hakmerren për Ilia Karelin, pako bombë komisariatit

Athinë- Një grup militantësh anarkistë grekë kanë marrë përsipër sulmin me bombë në komisariatin e i Iteas ku ishte torturuar shqiptari Ilia Kareli.Ngjarja ndodhi më 29 prill 2014.Pakoja bombë u arrit të kapej dhe të shkatërrohej pa shkaktuar dëme apo të plagosur.Në faqen online të grupit të anarkistëve, Bërthama konspirative e zjarrit, thuhet se objekt i sulmit ishte ky komisariat në ambientet e së cilës është torturuar për vdekje një shqiptar.Vitet e fundit ky grup ka marrë përsipër një sërë sulmesh, përfshi dhe një fushatë bombash në 2010, madje njëra prej tyre kishte shkuar në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel.Lënda eksplozive ishte fshehur në një libër fetar.Postimi i djeshëm kritikoi dështimin e këtij sulmi ku thuhej “shumë gjëra do të ndryshojnë” në metodologjinë e ardhshme të këtij grupi, shkruan AP./sg/ora news online/