Protestuesja “inxhiniere” me dëftesë gjimnazi, refuzoi ofertën e Veliaj

Tiranë- Gruaja “e papunë” që u kthye në protagoniste kryesore e “1 majit”, ndërsa debatoi me kryeministrin Rama dhe Ministrin Veliaj në Panairin e Punës, nën pretendimin se ishte intelektuale dhe kërkonte të rikthehej në detyrën e mëparshme si inxhiniere, nuk rezulton të jetë e tillë.Ajo quhet Zyra Kola dhe në zgjedhjet e fundit ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Partisë Demokratike, në zonën ku ka kandiduar deputeti Halim Kosova, raporton Shekulli.Por, nga ana tjetër, në profesionin që ka ushtruar nuk është as inxhiniere dhe as intelektuale. Zyra Kola ka mbaruar shkollën e mesme profesionale “Ekonomike” (siç e dëshmon edhe dëftesa e pjekurisë) dhe gjatë gjithë jetës së saj ka punuar si specialiste ekonomiste.Madje, nëse vëren me kujdes dëftesën e saj, kupton se Zyra Kola ka kryer studimet në sistemin me korrespondencë, pra pa shkëputje nga puna.Para pak kohësh ajo punonte në Degën e Regjistrimit të Mjeteve, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës me detyrë përpunuese dokumentacioni.Për pezullimin e saj nga puna është firmosur një shkresë me motivin e riorganizimit të drejtorisë dhe largimi i saj është bërë me procedurë të rregullt, duke u zbatuar afatet procedurale të Kodit të Punës. (Në foto: Dëftesa e pjekurisë e Zyra Kolës)diploma e shkolles se mesme