Testi kinez i cili shpjegon nëse jeni të bukur apo jo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2014, 21:22
Një test i çuditshëm na tregon mënyrën për të zbuluar nëse jemi të bukur apo jo. Në qoftë se buzët tuaja prekin gishtin tregues dhe gishti shtrihet nga mjekra deri te hunda, atëhere ju jeni të bukur. Ky test i çuditshëm është shpërndarë në Webio, një site social kinez i ngjashëm me Facebook ku mijëra njerëz, duke përfshirë dhe të famshëm, kanë postuar rezultatin e testimit “Sexy apo jo”.