Petalet në formën e buzëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2014, 17:31
Ato duken si një palë buzë të kuqe. Bëhet llaf për një bimë të rrallë e njohur si Psikotria elata, që i përket një peme tropikale që ndodhet në pyjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, e quajtur ndryshe si “buzët joshëse”. Sipas botanistëve pema ka petalet e luleve në formën e buzëve si qëllim për të tërhequr shpendët dhe insektet.