Prishtinë, gjykata liron deputetin Osmani, gjykim në gjendje të lirë
Kosovë- Lirohet nga paraburgimi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani. Gjyqtari i procedurës paraprake në rastin e të dyshuarve për rastin FAN nga Podujeva, Vehbi Kashtanjeva ka marrë sot vendim për shqiptimin e masës së paraqitjes në polici për Naser Osmanin, Bahri Shabanin, Tahir Sahitin, Ilaz Halitin dhe Shefki Maliqin.Ndërsa, ndaj Shkëlzen Llukës, Naim Avdiut, Adrian Kamberit, Nehat Islamit, Kreshnik Lleshit dhe Agron Kamberit të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.Ndërkaq për pronarin e Ndërmarrjes së Re FAN, Agim Dëshishku, është pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, duke filluar nga data 30 prill deri me 30 maj 2014.Me këtë rast, avokatët mbrojtës kanë theksuar se edhe kjo masë nuk ka qenë e nevojshme, duke qenë se klientët e tyre e kanë dëshmuar së nuk i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.Besnik Berisha, avokat mbrojtës i deputetit të LDK-së Naser Osmani, tha se masa për paraqitje në stacionin policor për klientin e tij, nuk ka qenë e nevojshme, ndonëse ai pret që pas ankesës që do të parashtrojë në Gjykatën e Apelit, edhe kjo masë të hiqet.Të dyshuarit Naser Osmani, Bahri Shabani, Tahir Sahiti, Ilaz Haliti dhe Shefki Maliqi, janë të detyruar të paraqiten në Stacionet Policore çdo të hënë dhe të premte në orën 10: 00, ku i kanë vendbanimet e tyre.Ndërsa, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Adrian Kamberi, Nehat Islami, Kreshnik Lleshi dhe Agron Kamberi, të cilëve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak, nuk do të mund të dalin jashtë shtëpisë në asnjë mënyrë pa lejen e Gjykatës.Po ashtu arsye tjetër sipas gjyqtarit, ka qenë edhe se ata nëse gjenden në liri do të mund të ndikonin në rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë.Dy ditë më parë njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovë arrestoi 12 zyrtarë nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë, legalizim i përmbajtjes së rreme, mashtrim, shkaktim i falimentimit dhe keqpërdorim i autorizimieve ekonomike.