Përkeqësimi i lirisë së medias, PD: Rama “kryeredaktor” i gazetave dhe TV
Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me publikimin e një dite më parë të raportit të Freedom House mbi lirinë e medias, ku Shqipëria humb dy pikë në vlerësim.Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një dalje për mediat bëri përgjegjës kryeministrin Rama, që sipas tij po imponohet si kryeredaktor i gazetave dhe televizioneve.Deklarata e plotë:Shqipëria, ka humbur dy pikë në renditjen për lirinë e medias, dhe ky është një lajm i keq për vendin.Freedom House, një vit më parë e vlerësoi Shqipërinë me 96 pikë, ndërsa këtë vit me 98, duke e larguar me dy pikë, çka do të thotë përkeqësim me dy pikë.Liria e medias është një prej cilësive më të rëndësishme të demokracisë, dhe kur liria e medias përkeqësohet, edhe gjendja e demokracisë në vend përkeqësohet.Sigurisht që pritej një vlerësim i tillë, kur Kryeministri i vendit imponohet në fakt si kryeredaktori i shumicës së gazetave dhe televizioneve në vend.Pritej përkeqësimi i lirisë së medias, kur Kryeministri urdhëron manipulimin e të dhënave, urdhëron tituj dhe shkrime për kundërshtarët politikë.Pritej përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri, kur Kryeministri ka bllokuar transparencën dhe i vetmi komunikimi i tij me publikun është propaganda me regji qendrore.Pritej përkeqësim i lirisë së medias në Shqipëri, derisa Kryeministri kërcënon mediat nga salla e kuvendit, dhe ushtron të gjithë instrumentet e dhunës që ka në dorë, kundër medias kritike dhe investigative.