Phobia Free, aplikacioni që lufton fobitë
Psikiatrët janë duke hartuar disa aplikacione për smartfonët dhe tabletat të ciltë do të shërbejnë për të luftuar fobitë, ankthin dhe sulmet e panikut. Sipas faqes online të BBC, sëmundjet e ndryshme mund të parandalohen me këtë mënyrë, madje dhe duke përdorur software që përmbajnë lorja dhe kanë si tendencë që të çlodhin përdoruesin.Psikiatri Britanik Russell Green është një nga krijuesit e Phobia Free, aplikacioni i cili është në gjendje që të largojë araknofobinë, frikën nga merimangat. Në dispozicion për iPad dhe iPhone, aplikacioni ka qenë gjithashtu i miratuar nga NHS, shërbimin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar. Duke filluar me imazhet qetësuese të merimangave, përdoruesit mësohen me vizionin e tyre duke bërë kështu që të fitojnë kundra fobisë.Dr. Russell dhe ekipi i tij janë duke punuar për një aplikacion të ri që lufton agorafobinë, sikleti për të qenë në vendet publike. Ndërsa zhvilluesit e tjerë janë duke punuar për të krijuar aplikacione të reja që luftojnë panikun dhe ankthin, si Simon Fox, i cili po zhvillon aplikacionin flowy, një komponent që ju mëson njerëzve se si të marrin frymë gjatë sulmit të panikut.