Siri, sulm në Damask, vriten 11 fëmijë
Damask- Të paktën 18 persona, përfshirë 11 fëmijë, kane humbur jeten si pasojë e shpërthimeve vetëvrasëse me bombë në Siri.Sipas mendiave shtetërore vendase, shpërthimet kanë ndodhur në verilindje të provincës Hama dhe al Humeiri. Të dy fshatrat janë nën kontrollin e forcave qeveritare të Bashar al Assad.Këto sulme vijnë një ditë pasi dhjetra persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në shpërthimet me bomba në pjesë te kontrolluara nga qeveria në qytetin qendror të Homsit.Deri tani nuk e ka marrë askush përgjegjësinë e sulmeve, por sipas korrespondentëve të BBC në Siri, dyshohen rebelet e frontit Al Nusra në bashkëpunim me Al Kaedën, pasi javët e fundit sulmet me bomba janë kryer prej tyre.Grupet e të Drejtave të Njeriut thonë lufta mes forcave të qeverisë së Presidentit Bashar al-Asad dhe rebelëve ka vetëm një pasojë, vrasjen e civilëve./sg/oranews online/