Berat, i vetëm në shtëpi, 4-vjeçari bie nga ballkoni i katit të katërt
Berat- Një fëmijë katër vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt dhe aktualisht ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.Ngjarja ka ndodhur sot paradite në lagjen “Muzakaj” të qytetit të Beratit.Gjyshërit, të cilët kujdeseshin për vogëlushin mësohet se ndodheshin për të pirë kafen tek komshia e tyre, ndërsa fëmija ndodhej ende në gjum.Menjëherë sapo është zgjuar fëmija dyshohet se ka shkuar në ballkon ku dhe mendohet të ketë hipur mbi pravaz për të pare kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.Alarmi i dhënë nga kalimtarët e rastit për gjetjen në tokë të vogëlushit ka mbërritur në banesën e komshiut ku ndodheshin dhe gjyshërit të tij.Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Beratit dhe më pas është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.Ka qenë tenda e një lokali që ka penguar fëmijën të bjerë menjëherë në tokë, megjithatë gjëndja shëndetësore e fëmijës është e rëndë./sg/oranews online/