Nigeri, atentat me autobombë, 19 të vdekur, 60 plagosen
Abuja- Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të një makine bombë në kryeqytetin nigerian, Abuja gjatë së djeshme.Shpërthimi ka ndodhur në periferi të Nyanya, pranë zonës ku disa ditë më parë u vranë 70 persona nga një sulm i ngjashëm. Dëshmitarët thanë se shpërthimi ndodhi pranë një pike kontrolli të policisë.Deri tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Terroristët e Boko Haram thanë se ishin ata autorët e sulmit të 14 Prillit, por deri tani nuk kanë marrë autorësinë e sulmit të së enjtes.BBC raporton se zona është e përbëra nga popullsi me përkatësi fetare të ndryshme dhe ende nuk janë të qarta arsyet pse është kthyer në shënjestër sulmesh.Dëshmitarët thanë se makina sapo ishte parkuar dhe drejtuesi i saj ishte larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Sulmet e terroristëve të Boko Haram kryesisht janë kryer në verilindje të Nigerisë, por pas sulmit të 14 Prillit është shtuar frika për zgjerimin e tyre. Më shumë se 1500 civilë të pafajshëm janë vrarë nga Boko Haram gjatë vitit të fundit./sg/ora news online/