Kiev kërkon të rimarrë qytetin e pushtuar nga pro-rusët, 38 të vdekur

Kiev-Është luftë civile. Kiev ka ndërrmarrë sot operacionin kundër terrorizmit kundër separatistëve pro rusë. Sulmi ka nisur rreth orës 4:30 (3:30 me orën tonë). 38 Persona kanë vdekur në një zjarr pas përleshjeve në Odesa. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare. Por jo vetëm. Luftohet në të gjithë lindjen e Ukrainës. "Shumë" militantë pro rusë janë vrarë dhe plagosur edhe në Sloviansk. Përleshjet vazhdojnë edhe nga sa thuhet nga Presidenti ad interim, Oleksandr Turchynov, Gjatë kohës së sulmit të nisur nga Kiev në qytetin lindor të paktën dy ushtarë ukrainas kanë mbetur të vdekur ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Janë rrëzuar edhe 2 helikopterë Mi-24 dhe është dëmtuar një helikopter Mi-8