"U fejova me dashurinë time"
Kelly Clarkson ka bërë të ditur se është fejuar me të dashurinë e saj, Brandon Blackstock.Këngëtarja amerikane 30 vjeçare është në lidhje me menaxherin Brandon Blackstock që nga viti i kaluar."Jam fejuar!!! Dua që të gjithë ju ta dini, mbrëmë ishte nata më e lumtur e jetës sime. Jam shumë me fat që jam me mashkullin më të mirë", shkroi ajo në Twitter. Kelly ka qenë duke e pritur këtë propozim prej kohësh. Ka një vitë kur ajo ka nisur përgatitjet për martesën e saj me Brandon."Kelly ushqehej shëndetshëm dhe ushtronte si e çmendur sepse donte të dukej bukur për Brandon. Ajo dëshironte që kur ai t'ia bënte pyetjen e famshme të ishte në peshën e duhur dhe gati për fustanin e nusërisë" tha një mik i këngëtares.Kjo do të jetë martesa e parë për Kelly-n por Brandon ka dy fëmijë me ish gruan e tij.