Berlusconi shpall zyrtarisht fejesën

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka shpallur zyrtarisht fejesën me Francesca Pascale, 27 vjeç, që është anëtare e partisë së tij.

“Është zyrtare, jam fejuar me Franceska Pascale, dhe më në fund ndjehem më pak i vetmuar. Ka diferencë të madhe moshe me mua, 49 vite, sepse ajo është vetëm 28 vjece. Është një vajzë shumë e bukur nga jashtë, por edhe më e bukur nga brenda. Ka principe morale dhe solidariteti, më rri pranë, më do shumë dhe unë e vlerësoj këtë duke ia shpërblyer”, është shprehur 76 vjeçari Berlusconi për mediat italiane.
Pascale, një ish-shitëse në Napoli, ka shërbyer si këshilltare lokale. Ajo pati themeluar një grup të quajtur “Silvio, na mungon”. Sipas saj, tre gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja, politika dhe Berlusconi.