SHBA: Zgjedhjet në Siri "parodi të demokracisë"
Një ditë pasi kreu i parlamentit në Siri deklaroi se 3 qershori i këtij viti do të jetë dita kur në vend do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një kohë që vendi përballet me një luftë civile të përgjakshme, të menjëhershme kanë qënë reagimet e ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur poshtë këtë deklaratë, duke i konsideruar madje planet e qeverisë për këto zgjedhje presidenciale si "parodi të demokracisë".Deklarata është hedhur poshtë e madje kritikuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i cili tha se tashmë do Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë përpjekjet që t'i japë fund një herë e mirë konfliktit gati 4 vjeçar, i cili ka shkaktuar më shumë se 150 mijë viktima të pafajshme. Edhe BE e ka kundërshtuar këtë vendim, duke e cilësuar idenë për zgjedhje si diçka absurde.Pavarësisht se forcat qeveritare të drejtuara nga presidenti Bashar Al Assad, kanë shënuar suksese kohët e fundit, sërish një pjesë e mirë e rajoneve kontrollohet nga rebelët dhe në këto zona vështirë se do të mbahen zgjedhje. Duket se vetë presidenti Assad do të garojë në këto zgjedhje, për të siguruar një mandate të tretë qeverisës. Madje së fundmi, qeveria ka ndryshuar ligjin e zgjedhjeve, ku theksohet qartësisht se të gjithë kandidatët në garën për president, duhet që të kenë jetuar 10 vitet e fundit në Siri.Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në 3 qershor, por 2.7 milionë sirianë që jetojnë si refugjatë jashtë vendit, në vendet fqinje, mund të fillojnë të votojnë që në datë 28 maj. Presidenti aktual Assad u zgjodh për herë të parë në 2000 ndërsa u rizgjodh me 98% të votave nëpërmjet një referendum, në 2007. Ndërsa zgjedhjet e qershorit do të jenë shumë të thjeshta për kreun e shtetit aktual, pasi nuk pritet që ai të ketë përballë ndonjë rival serioz.