Legalizimet, Gjermeni: S’ka prishje selektive. Shalsi: Po pati mbani përgjegjësi
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk ka prishur asnjë ndërtim në proces legalizimi, apo të ketë bërë prishje selektive.Kështu ka deklaruar Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ndërsa paraqiti skemën e legalizimeve.“Dua t’ju garantoj që asnjë nga prishjet e ndërtimeve pa leje nuk është bërë në mënyrë selektive, e para dhe nuk është bërë pa u koordinuar me Aluiznin. Në të gjitha ndërtimet pa leje të banesave apo çfardo godine që është prishur nga Inpektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka pasur një koordinim shumë të mirë me Aluznin. Nëqoftëse këto ndërtesa kanë qenë në proces legalizimi asnjë nga këto nuk është prekur”tha Ministrja.Deklarata e Ministres është kontestuar nga vetë kreu i Komisionit, njëhersh deputet i PS-së, Eduard Shalsi, i cili ndërsa i paraqiti dy raste konkrete abuzimi, kërkoi që të mbahet përgjegjësi.“Ka dy raste konkrete për të cilat do të doja ti mbanit shënim. Ai i rastit Gaçi dhe ai i shtruar nga zoti. Toçi, këtu bëhet fjalë për prishje, këtu bëhet fjalë për mungesë veprimi” tha kreu i Komisionit, Shalsi.Ndërkohë për opozitën ky proçes është shumë i komplikuar dhe premtimet e qeverisë janë të tepruara.“Nganjëherë duhet të themi që gjithë shërbimet që janë bërë me përgatitje dokumentacioni keq kushtojnë, kushtojnë realisht, do ti keni falas dhe kjo është lehtësirë e madhe që u jepet. Nga ana tjetër parave që merr nga pagesa e truallit 30% ia lëmë Aluzinit” u shpreh deputeti demokrat, Genc Ruli.Komisioni i Veprimtarisë do të zhvillojë disa seanca dëgjimore në lidhje me projektligjin për legalizimet. Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban janë rreth 80 mijë objekte, të cilat presin të legalizohen.