PD: U kërcënua gazetari që investigoi trafikun e drogës

Gazetari i Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi,  i cili disa ditë më parë ka botuar një shkrim investigativ në lidhje me magazinat e drogës dhe rrugët e transportit të saj në Kardhiq të Sarandës, është kërcënuar me jetë.Këtë fakt e ka bërë publik Partia Demokratike, ku ka publikuar dhe mesazhin kërcënues në telefonin e gazetarit, duke i kërkuar qeverisë të marrë masa.Por vetëm pak minuta pas deklaratës së Partisë Demokratike, gazetari ka marrë një kërcënim të dytë, ku në derën e banesës së tij është vendosur një kokë dhie e prerë.Deklarata e plotë e Partisë DemokratikePartia Demokratike dënon kërcënimin e bërë sot ndaj gazetarit të Rilindjes Demokratike, Telnis Skuqi, menjëherë pas botimit të shkrimit investigativ në lidhje me magazinat e drogës dhe rrugët e transportit të saj në Kardhiq të Sarandës.Gazetari Skuqi ka zbuluar gjithë mekanizmin e grumbullimit të drogës dhe shpërndarjes me mjete të ndryshme transporti duke përfshirë dhe avionët e vegjël.Gazetari ka lënë një shënim ku thotë se në numrin e nesërm ai do të vijojë me botimin e të tjera fakteve tronditëse.Publikimi i këtyre të dhënave mesa duket ka prishur qetësinë e personave të përfshirë në këtë trafik të çmendur droge dhe ka prishur rehatinë e shefave politikë të narkotrafikantëve.“Si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mir ne, legen” , këtë mesazh i kanë dërguar gazetarit sot në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit. Kërcënuesi ka bërë kujdes të mos lërë gjurmë, duke përdorur metodat e dërgimit të mesazhit përmes internetit.Partia Demokratike dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe i kërkon qeverisë dhe Kryeministrit të marrë masa.Partia Demokratike inkurajon gazetarët dhe median në rolin e tyre informues dhe qëndron pranë tyre në këto ditë të vështira ku dalin të dhëna se struktura kyçe të shtetit janë përfshirë në trafikun e drogës.Vetë  trafiku i drogës në këto përmasa, por dhe kërcënimi i gazetarëve që shkruajnë për të, nuk mund të bëhen pa dijeni dhe pa bekimin e Kryeministrit dhe ministrave të tij.