Belgjikë, Tre të vdekur pas një sulmi me armë zjarri

Bruksel- Dy persona, mes së cilëve një djalë 10 vjeç u vranë me armë zjarri, dhe një grua u plagos rëndë mbrëmjen e djeshme pranë Liezhit në lindje të Belgjikës, bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve “Belga”.Sulmi ndodhi pranë një qendre sportive në Vise, u shpreh kryetari i Bashkisë, Marc Neven, cituar nga “Belga”.Një person që ndodhej në një makinë hapi zjarr ndaj burrit, gruas dhe djalit të cilët po ktheheshin në banesën e tyre.Fëmija mbeti i vrarë në vend, burri i cili nuk ishte babai i tij vdiq më vonë, gruaja, kumbara e tij u plagos rëndë.Sipas mediave të tjera, agresori po priste viktimat, megjithëse nuk kishte motive konkrete as probleme të mëparshme familjare që mund të hidhnin dritë për arsyen e krimit.(ata)