Ardjan Prrenjasi pendohet në gjykatë, dënohet me 25 vite burg për abuzim me të mitur

I braktisur nga të gjithë familjarët dhe të afërmit e tij, Ardian Prrenjasi, ka pritur i vetëm dënimin me 25 vjet burg dhënë nga gjykata e Tiranës, mesditën e sotme.Prrenjasi i është lutur për mëshirë treshes së gjyqtarëve,por si masë shtesë nga ta ,atij i është dhënë mospasja e të drejtës së lirimit me kusht gjatë periudhës së dënimit.45-vjeçari akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve homoseksuale me të mitur dhe heqjen e paligjshme të lirisë. Në marsin e vitit 2013 “monstra i Laprakës” rrëmbeu dhe dhunoi një 10-vjeçar në këtë zonë, pikërisht në banësën e tij.Prokuroria arriti ta gjejë fajtor për këto dy akuza,ndërsa nuk mundi të provojë lidhjen e tij me rrëmbimin dhe zhdukjen e mistershme të 10 vjeçarit Julian Çela.Monstra fillimisht pranoi se kishte rrëmbyer dhe vrarë 11-vjeçarin, duke e hedhur më pas trupin në Sharrë. Ndërsa më vonë mohoi gjithçka, duke u shprehur se i kishte bërë deklaratat nën presionin e policisë.Prokuroria kërkon 25 vjet burg për Ardian PrrenjasinSeancën gjyqësore të 10 prillit, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 25 vjet burg për Ardian Prrenjasin i cili akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë.Ndërsa ka dyshime se ai është vrasësi i Julian Çelës, pas pranimit të këtij krimi nga ai.Prokurori i çështjes dha pretencën për Ardjan Prrenjasin në lidhje me rrëmbimin dhe mbajtjen peng të 10-vjeçarit, ndërsa për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 11-vjeçarit Julian Çela, hetimet do të vazhdojnë.Pas arrestimit nga policia e Tiranës ai pranoi se ishte autori i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të vogëlushit 11-vjeçar. Ai pohoi para hetueseve se pas vrasjes e kishte hedhur trupin e Julianit në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.Por 8 muaj pas këtyre deklarimeve, Prrenjasi mohon një gjë të tillë. Ai doli me një version të ri përpara prokurorëve të çështjes, duke pretenduar se i ka bërë këto deklarime nga frika,dhuna dhe presioni.Julian Çela është shpallur i humbur që prej 30 dhjetorit të vitit 2012 dhe që nga ajo ditë disa versione janë ngritur për zhdukjen e tij. Pas deklaratave të monstrës se ai e kishte vrarë, ato kanë filluar të zbehen pasi Prokuroria ende nuk ka një prove që e lidh Prrenjasin me 11-vjeçarin.Ndërsa një vëmendje e veçante po i kushtohet nga Prokuroria pistës tjetër, asaj të trafikimit jashtë kufinjve të vendit, por deri tani ende nuk asnjë fakt konkret për këtë.