Prangoset gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u kap në flagrancë me ryshfet VIDEO
Një gjyqtar është arrestuar në Pogradec nën akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas informacioneve të para të policisë, Dhimitër Pojanaku është arrestuar në flagrance, ndërsa akuzohet se ka marrë rryshfet rreth 500 mijë lekë për të mos nisur një proces gjyqësor.Mësohet se arrestimi është kryer me një urdhër të prokurorisë së Korcës. Lidhur me arrestimin, mësohet se Prokurori i Përgjithshëm ka njoftuar menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.Dhimitër Pojanaku 57-vjeç është gjyqtar për çështjet civile në gjykatën e Pogradecit, por ai njihet më së shumti si poet, madje është nderuar shpesh me cmime kombëtare dhe ndërkombëtare për poezitë e tij. Për këtë sukses në fushën e letrave, ai ka marrë në vitin 2005 edhe çmimin Qytetar Nderi nga bashkia e Pogradecit.
(Në foto: Gjykatësi Dhimitër Pojanaku i arrestuar për ryshfet)
(Në foto: Gjykatësi Dhimitër Pojanaku i arrestuar për ryshfet)Policia jep detaje mbi arrestimin, “PRITJA” prangosi gjyqtarinDepartamenti për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disa javor, sot bënë të mundur finalizimin e operacionit policor “PRITJA”, me arrestimin në flagrancë të shtetasit:- Dhimitër Petraq Pojanaku, vjeç 57, banues në Pogradec, me detyrën e Gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec.Ky shtetas dyshohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.Nga materialet e administruara në kuadër të këtij hetimi dyshohet se shtetasi Dhimitër Pojanaku, duke qenë në detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rethit Pogradec, i ka kërkuar një qytetari në formën e ryshfetit një shumë parash prej 45.000 lekësh për të hequr dorë si gjyqtar, nga një proces civil që qytetari kishte me shtetas të tjerë.Nga shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit, duke ju referuar fakteve të mësipërme, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale, grumbullimit të provave dhe vënies para përgjegjësisë penale të shtetasve të dyshuar, në bashkëpunim me Njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u kryen të gjithë veprimet proceduriale duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Dhimitër Pojanaku.Me cilësine e provës materiale u sekuestrua shuma prej 25.000 lekësh të reja.Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti të kundraligjshëm dhe personave të tjerë të implikuar.Arrestimi i Ponjakut me urdhër të Prokurorisë, njoftohet KLDProkurori i Përgjithshëm, në bazë të nenit 137, pika 4 e Kushtetutës, njofton menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për arrestimin e shtetasit Dhimitër Pojanaku, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.Arrestimi i shtetasit Pojanaku është kryer me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka kryer veprime të shpejta hetimore, pas kallëzimit nga ana e një shtetase. Në bazë të veprimeve hetimore është dokumentuar fakti që ai ka marrë para nga shtetasja kallëzuese, në këmbim të heqjes dorë nga një çështje në gjykim, për të cilën ishte e interesuar drejtëpërdrejtë ajo.KLD: Jemi njoftuar nga mediat, inkurajojmë Prokurorinë për hetimin e rastitKëshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi është vënë në dijeni përmes mediave për arrestimin e gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, inkurajon Prokurorinë në hetimin e këtij rasti. KLD do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror për hetim objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.Prokuroria Korçë detaje mbi urdhërin e arrestit ndaj gjyqtaritProkuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, mbi bazën e materialit kallzues të referuar nga Policia Gjyqësore pranë kësaj prokurorie, ka regjistruar procedimin penal të vitit 2014, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal, në ngarkim të shtetasit Dhimitër Pojanaku, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.Nga materialet në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se: Në datë 09.04.2014, është paraqitur në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë shtetasia B.R, e cila ka sqaruar se ajo ka rreth 5 (pesë) vjet që po bën gjyqe të ndryshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe në Gjykatën e Apelit Korçë, në lidhje me një shumë parash që ajo ka marrë me fajde nga dy shtetas. Gjyqet e saj kanë të bëjnë me ankimet ndaj vendimeve të pushimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe në lidhje me paditë civile të ngritura nga pala kundërshtare në proces.Së fundmi në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec, kjo shtetase ka pasur një proces gjyqësor civil me shtetasit e mësipërm dhe çështjen e ka pasur në gjykim gjyqtari Dhimitër Pojanaku. Kallzuesia në këtë gjykim ka pasur si përfaqësuese ligjore shtetasen K.SH. Pasi janë bërë një sërë seancash gjyqësore (mbi shtatë seanca gjyqësore), gjyqtari Dhimitër Pojanaku i ka thënë avokates së kallzueses se për ta ndihmuar Beharen ai do të “dorëhiqej” nga çështja në fjalë, pasi po ta vazhdonte ai, kallzuesia do ta humbte gjyqin. Për të kryer dorëheqjen Gjyqtari i ka thënë avokates se për të hequr dorë nga çështja ai kërkonte 45 000 (dyzetë e pesë mijë) lekë. Kallzuesia i ka thënë avokates se ishte dakort me këtë fakt, pasi ajo donte që çështja të mos gjykohej nga gjyqtari Dhimitër Pojanaku, por në atë kohë ajo nuk i ka dhënë shumën e lekëve (sipas dokumentave të paraqitura nga kallzuesia këto fakte kanë ndodhur në muajin shkurt të vitit 2014).Pasi Gjyqtari ka paraqitur kërkesë për heqje dorë (apo është përjashtuar nga gjykimi i çështjes), çështja është marrë nga një gjyqtare tjetër dhe kjo e fundit e ka pezulluar gjykimin pasi është administruar një shkresë nga Gjykata e Lartë që bënte fjalë për një proces tjetër gjyqësor që kishte lidhje me çështjen objekt gjykimi.Kallzuesja ka dashur që të hapë një proces të ri gjyqësor, por nga ana e avokates i është thënë se ajo (kallzuesia) duhej ti jepte shumën prej 45 000 (dyzetë e pesë mijë) lekësh gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, pasi ky i fundit i kishte thënë avokates se nuk ju lejoj të hapet gjyqi i ri pa marrë shumën e lekëve të mësipërme.Kallzuesia sqaron gjithashtu se para disa kohësh Gjyqtari Dhimitër Pojanaku, kishte kaluar nga vendi ku ajo punon (treg) dhe i kishte thënë kallzueses: “Të mbarova punë, silli lekët”, ndërsa ajo i është përgjigjur “Mirë, mirë”. Në lidhje më faktet e mësipërme kallzuesia ka dorëzuar edhe një sërë dokumentash që bëjnë fjalë për sa më sipër.Duke ju referuar rrethanave të mësipërme, egzistojnë dyshime të arsyeshme se nga ana e shtetasit Dhimitër Pojanaku (Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec), është duke u konsumuar vepra penale e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i K.PenalPas këtyre fakteve shtetasia kallëzuese, përveç kallzimit, ka shfaqur vullnetin që të bashkpunonte me organet e drejtësisë në lidhje me këtë fakt, dhe në lidhje me këtë fakt është përpiluar edhe akt marrëveshja përkatëse, ku ajo shfaq vullnetin për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.Në datë 10.04.2014, bazuar në marrveshjne me kallzuesen, është autorizuar kryerja e veprimeve me metoda speciale hetimi. Bazuar në këtë autorizim, rezulton se në datë 10.04.2014, avokatja i ka kërkuar kallëzueses që t’i jepte paratë e kërkuara nga gjyqtari, pasi ky i fundit i kishte telefonuar disa herë avokates, duke i kërkuar shumën. Avokatia i ka thënë kallëzuese që të shkonte ta takonte Gjyqtarin në fundjavë (ditën e djelë), për t’i dhënë shumën e lekëve. Kallzuesia nga ana e saj i ka thënë se ajo nuk e kishte të gjithë shumën e kërkuar, por një pjesë të saj.Duke qënë para fakteve të mësipërme, bazuar edhe në marrëveshjen e datës 13.04.2014, midis Of.Pol.Gjyqësore dhe shtetases kallëzuese, është autorizuar veprimi i dhënies së një pjese prej sasisë së lekëve që ai kishte kërkuar më parë. Po në datë 13.04.2014, nga ana e shtetases kallëzuese i është dhënë shuma prej 20 000 lekësh shtetasit Dhimitër Pojanaku, i dokumentuar ky fakt me rregjistrim viziv dhe me zë. Gjithashtu gjatë bisedës që kjo shtetase ka bërë me shtetasin Dhimitër Pojanaku në datë 13.04.2014, kanë rënë dakort që pjesën tjetër prej 25 000 lekësh t’ia jepte shtetasit Dhimitër Pojanaku pas 2-3 ditësh.Bazuar në marrveshjen e me Of.Pol.Gjyqësore. Sot në datë 15.04.2014, është autorizuar dhënia e shumës prej 25 000 lekësh gjyqtarit Dhimitër Pojanaku.