Shokët e qelisë së Ilia Karelit: Gardiani na e nxinte jetën, mund ta kishim vrarë edhe ne VIDEO
Gardiani që Ilia Kareli vrau më 27 mars 2014 në burgun e Malandrinos i kishte nxirë jetën jo vetëm atij por edhe të burgosurve të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm.Dy prej miqve të Karelit, Kastriot Kolndreu dhe Flaurent Gjoça të cilat kanë ndarë me të ditët e burgut, thonë se gardiani sillej keq me ta, madje njëri prej tyre thotë se mund të kishte qenë ai autori i vrasjes së gardianit, pasi ia kishte nxirë jetën.Flaurent Gjoça, 33 - vjeçari nga fshati Bajkaj, personi që ka jetuar dy vite në burgun e Malandrinos me Kudret Kumen, i njohur në Greqi me emrin Ilia Kareli, në një intervistë për Ora News tregon se si e ka njohur ai Kudretin.Kudreti, ka thënë Flaurenti me lotë në sy, ishte njeri i mirë, i dashur dhe i respektuar, që e donte shumë lirinë por që nuk arriti dot ta prekë atë i mbajtur fort nga kthetrat e Malandrinos.“Mjerë ai shqiptar që mplekset në burgje e greqisë. Gjithcka pret në burgje. I kam parë shqiptarët në qelitë e burgut grek" thotë Kastriot Kolndreu.“ Kryegardiani Cironi ishte ai që krijonte me dëshirë provokime me të burgosurit. Nëse do të kisha mundësi do të merrja hak për Kudretin, vëllanë tonë” shton djaloshi nga Bajkaj, Flaurent Gjoça.- Juve keni qenë bashkëvuajtës me Kudretin si e keni njohur atë dhe duke u nisur nga akti që ka kryer ai çfarë figure ishte Jorgo Cironi?-Për mua Jorgo Cironi ka qenë gardiani më i degjeneruar, më shpirtkeqi në Greqi. Jo vetëm kaq, ai ka qenë më provokuesi. Një ditë prej ditësh ai erdhi në dhomën tonë, atë moment isha me Mirushin, një shok imi nga Vlora dhe më mori telefonin nga dora dhe jo vetëm kaq por edhe më goditi, gjë të cilën me dhimbje dhe duke shtrënguar dhëmbët e durova. Ai donte të bënte gjithmonë heroin në burg. Ishte ai vetë që fuste telefonat në burg, se shiteshin shtrenjtë tek ne ato, 1500 euro dhe pasi i shiste, përdorte mënyrën tjetër duke u futuar për t'ua gjetur ato me qëllim që të burgosurit të merrnin dënime të tjera.Kudreti erdhi tek dhoma jonë në vitin 2012. Kur erdhi atje ka qenë një djalë i qetë dhe i urtë. I respektuar me shokët por me merakun e madh të cilin e shprehte, shpesh dashurinë për të ëmën. E kam pikë të dobët, - thoshte shpesh. Nuk di se kur do ta shoh dhe të nxjerr mallin që më gërryen shpirtin. Ai shihte hallet e tij dhe në asnjë rast nuk bëhej pjesë e sherreve, gjëra këto që ndodhin shpesh në burg. E kam njohur mirë Kudretin. Bashkë bënim stërvitje e madje bashkë e pinim edhe kafen brenda mureve të burgut.-Në dhomën tuaj vetëm shqiptarë kishte?-Jo kishte edhe grekë. Nga shqiptarët ishte me mua Kudreti, Kastrioti, Miri nga Durrësi, Mirushi nga Vlora.-Kishte tendenca urrejtjeje për gardianët Kudreti?-Jo kurrë nuk ka shprehur një gjë të tillë. Ama ia kishin nxirë jetën në burgun e Malandrinos Kudretit, aq sa shpesh herë shprehej: U mbyta me këtë jetë. Dua të takoj sekretaren këtu në burg dhe askush nuk më lejon. Si do të shkojë kjo jetë me këtë sjellje të tyre?-A i kish mbaruar afati i burgut Kudretit?-Në datën 6 shkurt të këtij viti afati i burgut për Kudretin kish mbaruar. E thirri në zyrë sekretarja e burgut dhe firmosi urdhërin e lirimit me kusht. Por në këto raste procedura vonon për një periudhë kohore 15-20 ditë. Në datën 10 shkurt firmosa edhe unë për lirimin nga burgu. Pas disa ditësh u interesova tek sekretarja nëse kishte dalë urdhëri për lirimin tim. Ndërsa ajo më thotë se urdhëri për lirimin tim kishte dalë. Në atë moment më afrohet Kudreti dhe ma bëri me shenjë të interesohesha për të nëse kishte dalë urdhëri i lirimit edhe për atë. Iu drejtova sekretares duke i thënë po për Kareli Ilia ka dalë urdhëri i lirimit. -Fatkeqësisht, më tha sekretarja, nuk i ka dalë urdhëri, prandaj i thuaj të bëjë një ankesë në gjykatë. Ia spjegova Kudretit se çfarë duhej të bënte. Pashë se u mërzit shumë. Por edhe unë në vend që të gëzohesha për lirimin tim u pikëllova për Kudretin, aq vend kish zenë ai me sjelljen e tij në zemrën time. Mos u mërzit,- i thashë, po shkruaj ato që kërkoi sekretarja. U ul dhe shkroi dhe pasi mbaroi desh ta dorëzonte tek sekretarja. U kërkoi gardianëve ta lejonin të dorëzonte shkresën tek sekretarja në atë kohë vjen Cironi dhe ndërsa nuk e lejoi të shkonte për të dorëzuar atë që i ishte kërkuar iu drejtua duke i thënë me një zë të lartë - Zhdukmu nga sytë. Dhe këtë e bëri për të provokuar nervat e tij, ndërkohë që Kudreti nuk tentoi të kërkonte më tej.-Kaq shumë i egër në sjellje ishte ky gardian?-Shumë, i padurueshëm. Askush nga të burgosurit në Malandrino, qofshin edhe ata grekë nuk thonë asnjë fjalë të mirë për të.-Po gardianët e tjerë si silleshin.-Nuk kishin të krahasuar me të.-Ku e gjente gjithë këtë kurajo Jorgo Cironi që sillej në këtë mënyrë?-Jorgo Cironi donte të bëhej heroi i burgut dhe mirë iu bë. Më vjen keq që bashkë me veten mori edhe jetën e atij djali të mirë që nuk duhej të kishte përfunduar kështu.-Ju kur keni dalë ju nga burgu?- Dy javë para se Kudreti të kryente vrasjen e Cironit.-Si e keni ndjerë veten kur morët vesh atë që ndodhi në burgun e Malandrinos?-Më ka ikur truri. Nuk e mbledh dot veten. Në çdo moment më shkon në mendje shoku im. Sinqerisht them: Nëse do të isha atje do të kisha marrë hak për Kudretin e mirë, që në asnjë rast nuk do ta heq nga mendja.