Arratiset ish- informatori i SHISH, ishte larguar nga Shqipëria. Në Angli do dënohej për vjedhje

Një ish informator për policinë dhe shërbimet e inteligjencës shqiptare është arratisur ditën që do të dënohej për vjedhje në Coventry të Anglisë. Sipas gjykatës, Shpëtim Goxhaj është arratisur pasi i frikësohej kthimit në Shqipëri, për shkak se kishte dhënë informacione të cilat kishin vënë pas hekurave shumë kriminelë. Ai ka pretenduar se pas kësaj nuk i është ofruar mbrojtje nga shteti shqiptar dhe  ai ka frikë se nëse kthehet në vendlindje mund të përballet me hakmarrjen e këtyre personave. Goxhaj u arrestua në Angli, në një bar kafe, një vit pas vjedhjes, të cilën ai e kishte pranuar.39 vjeçari Goxhaj kishte tentuar të grabiste shtëpinë e një bullgari, i cili kishte qënë në shtëpi në momentin kur ky i fundit kishte thyer xhamin e derës dhe kishte tentuar grabitjen.Për shkak se bullgari nuk dinte anglisht, nuk ka arritur të njoftojë policinë. Por më pas ka qënë nipi i tij i cili i ka dërguar policisë kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave është bërë identifikimi dhe arrestimi i tij.Ndërkohë autoritetet lokale thanë se Goxhaj kishte 18 dënime të mëparshme për shkelje të ndryshme , por asnjë për vjedhje. Avokati i 39 vjeçarit shqiptar, Richard Gibbs , tha se Goxhaj ishte penduar per vjedhjen dhe se ai ishte detyruar të kryeje një veprim të tillë pasi do ta dëbonin nga shtëpia për mospagesë të qerasë. Ai ka frikë nga dy familje të veçanta në Shqipëri.Anëtarët e këtyre familjeve janë derguar në burgim të përjetshëm si rezultat i informacionit të dhënë nga ai, por autoritetet shqiptarë kanë refuzuar t'i ofrojnë atij mbrojtje, deklaroi avokati Gibs.Nga frika e deportimit të tij të mëvonshëm , ai u largua nga gjykata. Ndërkaq një oficer i policisë i pranishëm në gjykatë gjatë dëshmisë së tij, e njohu atë pas një viti në një bar kafe.