13 banorë izolohen nga dëbora në bjeshkë, helikopteri shpërndan edhe ushqimin për bagëtinë VIDEO FOTO
Një operacion nga ajri në Bjeshkët e lumit të Gashit në Tropojë, ka bërë të mundur furnizimin me ushqim dhe veshmbathje për 13 personat e izoluar prej dy ditësh. Ata u bllokuan me 150 krerë bagëti të imta dhe 24 krerë bagëti të trasha në një zonë ku trashësia e dëborës ka kaluar mbi 150 cm.Pas alarmit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me Forcat Ajrore dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sapo u krijuan kushtet atmosferike organizuan operacionin e ndihmës nga ajri.Me anë të helikopterit u dërguan 40 pako me nga 10 kg secila, ushqime të shportës, veshmbathje, çadra dhe batanije si dhe dyshekë. Ndihmat ishin dhuratë e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe nga Rezervat e Shtetit.Ndërsa 500 kg koncentrat dhe 300 kg hime dhe ushqime për bagëtitë, u siguruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në bashkëpunim me nënprefekturën Tropojë.

(Në foto: Ndihma e dërguar nga Ministria e mbrojtjes në zonat e Tropojës)