Meta e Rama: S’janë avionë për drogë por kundër mushkonjave, Berisha: Kemi prova VIDEO

Për gati 2 orë Kuvendi është përfshirë në debate, jashtë rendit të ditës, replika dhe kundëreplika për akuzat e ngritura këto ditë nga opozita për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës.Nga foltorja e Kuvendit, Ministria e Mbrotjes, Mimi Kodheli, tha se opozita nuk ka asnjë provë, dhe nuk ekziston asnjë fakt për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës.Kodheli akuzoi opozitën se me këto shpifje kërkon të mbulojë dosjet e abuzimeve dhe i kërkoi kryeprokurorit të mos flejë gjumë por të hetojë këto akuza por edhe 3 dosjet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare.Në mbrotje të Kodhelit kanë dalë edhe Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, të cilët thanë se po ngatërrohet procesi i disinsektimit të mushkonjave, aksion ky i marrë nga ministria e Shëndetësisë dhe se ato avionë nuk transportojnë drogë.Nga ana e saj opozita vazhdon të këmbëngulë se ka prova të pakundërshtueshme që infrasktruktura ushtarake është përdorur për trafik droge dhe i kërkon qeverisë të tregojë a ka informacion dhe çfarë masash ka marrë.Pas debatit prej gati dy orësh jashtë rendit të ditës, opozita u largua nga salla dhe kuvendi nisi punimet me rendin e ditës.Ja pjesë nga replikat sot në seancën e Kuvendit.Kodheli nga foltorja e Kuvendit: Garantoj se nuk rezulton asnjë provë :“Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt. Zero. Me përgjegjësinë time institucionale, si përfaqësuese e popullit në këtë vend, qysh prej gjysmës së shtatorit të 2013 deri më sot nuk ka rezultuar në asnjë rast dhe në asnjë zonë ushtarake të ketë një të dhënë të vetme të verifikuar në ato vende ku kanë lindur në fakt zanafilla e gjithë kësaj balte e tymnaje dhe patologjie për FA. Nëse shqetësimi buron se çfarë mund të ketë ndodhur para shtatorit 2013, në mars apo tetor kur ju qeverisnit, kjo është çështje tjetër dhe për këtë duhet të na japë përgjigje ndonjë organ hetimi. As unë e as Ministria e Mbrojtjes.Nuk ka asnjë shërbim partner që të ketë bërë me dije një provë të vetme, qoftë dhe një dyshim, për këtë veprimtari ekstremisht kriminale për të cilin ju keni një javë që drejtoni FA. Ju e dini mirë që ky vend është i NATO-s ku kanë marrë vesh derisa janë paguar në dorë për ushtarët që shkonin në Afganistan.Apo për të marrë në mënyrë të paligjshjme mjetet e përgjimit të opozitës, apo si janë zëvendësuar hardisqet e aparaturës.Merreni me qetësi siç këshillon kryetari i kuvendit dhe mos e zhvilloni shumë fantazinë tuaj deri në këto nivele marramendëse vetëm për të çoroditur publikun pa dashur të dini se në këtë mënyrë nuk baltosni qeverinë por ushtrinë.Uroj që prokuroria të mos e ketë zënë gjumi sidomos për 3 dosje ku flitet për sigurinë komëbtare. Garantoj popullin se nuk është thjesht qeveria e interesuar që kultura e pandëshkueshmërisë përmes FA të marrë fund. Kjo akuzë duhet të hetohet në mënyrë të pavarur pavarësisht se nuk ka asnjë lloj prove. Përveç akuzës të hetohet edhe përse është hapur kjo lojë. Përtej kërkesave për të hetuar Imamin dhe kupolën e këtij dikasteri dhe hetimeve për akuzat e përsëritura këto javë kemi bërë punë shumë të mira. Pse ky vend ndenji dy muaj me radarë të prishur. Nuk keni dalë të thoni se çfarë ka ndodhur gjatë kohës që kishte errësirë në det, pse ndejnji dy vetj e ca me radarë të prishur.Flisni sa të doni nuk kam nge të merrem me biseda pa bereqet.Replikon Berisha nga foltorja: SHIU informoi Kodhelin për trafikun:"Sipas burimeve të SHIU kanë informuar me kohë të përbetuarën këtu para jush mbi gënjeshtrën (kthehet nga Ministrja Kodheli) se kjo po ndodh dhe përveç kësaj ka prova. Aeroplanin shkoni e gjejeni ju. Ju e transportoni me të. Po gllabërohen pronat. Ju garantoj se këtu do të vijnë dosjet e vjedhura, por kemi problem drogën që ka kapluar bazat ushtarake dhe po e merr vesh gjithë bota. Nëse zonja është e sigurtë të paraqitet në komisionin e Sigurisë."Nderhyn Meta: Ka ndodhur një keqkuptim me aksionin e Ministrisë së Shëndetësisë për disinsektimin. Janë helikoperët që nisin spërkatjen në Shëngjin e Divjakë.Rama replikon nga foltorja: Nuk janë avioni për drogën por për mushkonjat që ka 25 vjet që qysh doktori ka marrë pushtetin në dorë, nuk i gjëmon më njeri. Janë kthyer si avionë të droguar që pickojnë opozitën sot.Replikon Berisha nga salla e Kuvendit:  Ratë në kurth se sms ka ardhur tre muaj para se qeveria të përmendte fjalën spërkatjeImami (ne foltoren e Kuvendit):  Ne Tepelenë- Gjirokastër ulen avionë si në Kolumbi  : "Në 07:00 të mëngjesit zbresin avionë jo vetëm në Divjakë por edhe për rrugën Tepelenë-Gjirokastër kur ulen si në Kolumbi avioni për transport droge.Zotërinjtë kanë informacion për uljet në Gjirokastër, Divjakë dhe Gjadër. Dhe ju themi me seriozite çfarë masash keni marrë."Ndërhyn Meta: Po dëmtoni interesat e vendit: " Të jemi të përgjegjshëm të mos bëjmë zhurmë që dëmton interesin e vendit dhe të mos harrojmë një fakt shumë të rëndësishëm që ministrja pas këtyre gjoja informacioneve i ka bërë kërkesë prokurorisë të hetojë. Është detyrë e prokurorisë të hetojë me përgjegjësi. Është detyra jonë që secili ka informacion të bashkëpunonjë me prokurorinë. Mos harroni se jemi në NATO nëse do ta kthejmë këtë Kuvend në një debat që humbet çdo limit.Brace merr fjalën në foltore: Historia po tirret pa dhënë asnjë informacion por thonë vetëm kemi. Zoti Imami mos bëj sikur nuk kupton dhe sikur nuk e di se çfarë shkrese ke.Në atë document nuk përmendet Divjaka fare. Më jep një provë, një shkresë të vetme.Unë i kam provat që keni dhe mos bëni sikur nuk kuptoni. Ajo shkresë që citon.Pa opozitën Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot pr/ligjin “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20 NT”.Me 75 vota u miratua edhe pr/ligji “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013”. Po sot Kuvendi votoi edhe ndryshimet në ligjin, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”Më shumë Kodheli në Kuvend: S'ka asnjë provë, por Llalla të mos flejë, të hetojë Llalla: Po verifikojmë, deputetët të sjellin fakte nëse kanë Akuzat mbi trafikimin e drogës, zv/Ministri Hila në Gjadër: Opozita ndjek telenovela VIDEO