Sekuestrohen 2.5 kg heroinë në Korçë, 6 persona në pranga, po e transportonin në Greqi VIDEO
Policia e Korcës ka sekuestruar gjatë pasditës të së mërkurës një sasi prej 2.5 kilogramë heroinë në Bilisht. Sipas informacioneve në pranga kanë rënë 6 persona, mes tyre një femër, që akuzohen për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike.Të arretsuarit janë Ardian Shurdha, 42 vjeç nga fshati Paper Elbasan, Aleks Kreci, 36 vjeç nga Pajova e Peqinit, Bujar Hasankolli, 36 vjeç nga Pajova e Peqinit, Shyqyri Hasalla, 36 vjeç banues ne Paper-Sallak Elbasan, Dritan Qesja, 35 vjeç banues në Pajovë Peqin dhe 22-vjeçarja Eli Djali nga Pajova e Peqinit.Policia tha se 6 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ishin duke udhëtuar në mjetin tip Benz me targë AA 245 AE me qëllim shpërndarjen dhe transportimin për në shtetin grek. Policia vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
(Në foto: Droga e sekuestruar)
(Në foto; Shyqyri Masalla i arrestuar)
(Në foto: Një nga të arrestuarit)
(Në foto; Ervis Masankolli i arrestuar)