Arsenal armësh dhe municionesh në banesë, në pranga 40-vjeçari në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2014, 18:23
Policia e Dibrës ka sekuetruar gjatë ditës së sotme një arsenal armësh dhe municionesh, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin e tyre. Siç bëjnë me dije blutë e Peshkopisë, është arrestuar shtetasi Gazmend Kazia 40 vjeç nga Ushtelenxa.Ndalimi i Kazias u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën dhe më pas sekustruan në cilësinë e provës materiale një automatik, një granatë, 2000 fishekë automatiku, kapsolla dhe fitil detonatori.Ndërkaq materialet lidhur me këtë çështje iu referuan Prokurorisë së Dibrës për hetime të mëtejshme.