Greqi, shqiptari vret në burg bashkëatdhetarin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 12:58
Një shqiptar është vrarë në burgun e Patras në GreqiMediat në Greqi nuk japin emrin e tij, por shkruajnë se është një i ri 24-vjeçar i dënuar me 12 vite burg për vjedhje.I riu shqiptar është vrarë me thikë nga një i burgosur shqiptar, 32 vjeç i dënuar me burg të përjetshëm për trafikim droge dhe posedim armësh.Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm ndërsa të burgosurit kanë qënë në ajrim.Disa media greke shkruanin se viktima mund të ishte kushëriri i Alket Rizait, por vetë ky i fundit përmes një prononcimi në telefon për Ora News e mohoi: "Nuk është kushëriri im. Nuk e njoh fare atë person"