Kukës, Rama-Thaçi vizitojnë panairin artizanal, themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi vizituan panairin e punimeve artizanale të artizanëve të Kukësit dhe zonave përreth.Kryeministri Rama admiroi një pjesë të vyer të traditës kuksiane, të mirënjohur edhe jashtë kësaj treve veçanërisht për sixhadetë, qilimat dhe kostumet tradicionale të punuara me dorë.“I thashë Kryeministrit Thaçi, do hysh në panair dhe do shikosh se nuk ka vdekur tradita e qilimave dhe sixhadeve. Përkundrazi po e ripërtërijmë,” - iu drejtua Kryeministri organizatorëve dhe artizaneve kuksiane, të cilat i falënderoi me shumë mirënjohje për ruajtjen dhe përcjelljen brez pas brezi të traditës dhe të identitetit kulturor të trevës së tyre.Kryeministri Rama i garantoi për mbështetjen me programe të veçanta për rigjallërimin e artizanatit dhe nxitjen e të rinjve për të çuar përpara këto zeje të traditës.11“Ne kemi programin e Ministrisë së Mirëqenies që do të japë mbështetje shumë më të madhe, se ç’është bërë deri tani për artizanatin. Sikundër edhe për trajnimet, që të mund të merrni të rinj, sepse ndryshe kjo do të na zhduket si traditë,” – u shpreh Kryeministri.Për këtë, përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si mbështetëse e këtij panairi nënvizuan se me këto programe synohet jo vetëm promovimi i artizanatit shqiptar, por edhe mbështetja e grupeve e ndryshme sociale.“Me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies, organizohen gjithmonë dhe mbështeten artizanët, sepse me të ardhurat që marrin ata mbajnë familjet e tyre, komunitetin, shtresat në nevojë. Është e rëndësishme promovimi, në radhë të parë i traditave dhe vlerave tona. Kurset e trajnimit që po bëjmë me Ministrinë, për të kaluar traditën nga mjeshtrit e artizanatit, tek të rinjtë, në mënyrë që të mos vdes tradita e punimeve dhe të eci përpara,” – u shpreh përfaqësuesja e MMSR.Panairi ishte pjesë e axhendës së aktiviteteve në 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës dhe u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për promovimin e prodhimeve artizanale të këtij rajoni.13Themelohet Dhoma Kombëtare e Tregtisë, ide e re për një realitet të riU themelua sot Dhoma Kombëtare e Tregtisë, një iniciativë kjo e Kryeministrit Edi Rama e mbështetur dhe nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.Marrëveshja e themelimit të saj u nënshkrua, në Kukës, nga presidenti i “Biznes Albania” Luan Bregasi dhe kryetari i “Aleancës Kosovare të Bizneseve” Agim Shahini, në prani të Kryeministrit Rama, Kryeministrit Thaçi dhe të ftuarve të tjerë.Duke e vlerësuar themelimin e saj si një ngjarje të shënuar në një ditë të shënuar, Kryeministri Rama theksoi se Dhoma Kombëtare e Tregtisë është një ide e re, për një realitet të ri të sipërmarrësve.Edhe Presidenti i “Biznes Albania” e cilësoi tepër të rëndësishëm themelimin e Dhomës Kombëtare të Tregtisë, në funksion të krijimit të një mjedisi më të mirë dhe të promovimit të mëtejshëm për sipërmarrjet private.“Kjo është një ditë shumë e bukur për ne sipërmarrësit shqiptar, pasi së bashku me vëllezërit tanë të Kosovës, “Aleancën Kosovare të Bizneseve” dhe me sipërmarrësit nga Mali i Zi, Maqedonia e Presheva celebrojmë themelimin e Dhomës Kombëtare të Tregtisë. Sigurisht, ajo ka gjetur një mjedis shumë të përgatitur, sepse ne sipërmarrësit bashkëpunojmë, por nevojitej edhe një institucion që të krijojë një mjedis më të mirë për sipërmarrjet private, për të na lehtësuar nga barrierat, për të na lehtësuar taksat dhe për të promovuar sipërmarrjen në të dy palët”, - u shpreh Bregasi.Në fjalën e tij, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve”, Agim Shahini përshëndeti këtë iniciativë të dy kryeministrave, tashmë të bërë realitet dhe nënvizoi se themelimi i Dhomës Kombëtare të Tregtisë do të fuqizojë edhe më shumë bizneset shqiptare në të gjitha trevat.Në përfundim të ceremonisë nga Presidenti i Klubit të Futbollit të Kukësit dhe anëtarë të klubit, Kryeministrave Rama dhe Thaçi j’u dorëzuan fanellat e dedikuara të Klubit të Futbollit të Kukësit.rama me prefektinThemelimi i Dhomës Kombëtare të Tregtisë kulmoi edhe axhendën e aktiviteteve të sotme kushtuar 15 vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës